Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deputetet e arrestuara, përpara gjykatës. VV: Policia bastisi hapësirat tona

Deputetet e arrestuara, përpara gjykatës. VV: Policia bastisi hapësirat tona
September 02
18:01 2016

Donika Kadaj-Bujupi e Aida Dërguti, deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, janë paraqitur ditën e sotme në gjykatë për t’u përballur me masën e sigurisë. Mësohet se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar “arrest shtëpiak” për deputetet nën dyshimet për armëmbajtje pa leje.

Donika Kadaj-Bujupi u arrestua ditën e djeshme teksa po priste të hynte në seancën e kuvendit, ku një nga pikat e rendit të ditës ishte ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje akuzon policinë se po vazhdon me logjikën inskenuese dhe se ka bastisur hapësirat që shfrytëzohen nga VV pa praninë dhe njoftimin e zyrtarëve të kësaj lëvizjeje.

“Policia e Kosovës të mërkurën në mbrëmje ka rrethuar disa hapësira që janë në shfrytëzim nga Lëvizja Vetëvendosje dhe i ka bastisur ato pa praninë apo njoftimin e asnjë zyrtari të Lëvizjes, gjë që është obligim ligjor në rastet kur bëhen bastisje”, – thuhet në reagim. Sipas Vetëvendosjes, lokalet që janë në shfrytëzim nga ata janë bastisur dhe se VV nuk merr përgjegjësi për asgjë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje