Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deputetë, gjyqtarë e prokurorë kërkojnë të mbrohen me armë, policia i refuzon

Deputetë, gjyqtarë e prokurorë kërkojnë të mbrohen me armë, policia i refuzon
September 30
15:14 2016

6 muaj pas ndryshimeve në ligjin për armëmbajtjen, deputetë, biznesmenë, gjyqtarë dhe prokurorë kërkojnë të pajisen me armë. Në të gjitha rastet, drejtues të lartë të policisë thonë se kërkesat kanë qenë jashtë kritereve ligjore  të përcaktuara në ligjin e ri, cka i ka skualifikuar ata. Nëndrejtori i policisë së Tiranës sqaron për Blitz.al se disa prej kërkesave janë ende në proces verifikimi pasi rrezikshmëria e jetës së një zyrtari të lartë kërkon të dhëna të posaçme.

Gjyqtarë, prokurorë dhe deputetë i janë drejtuar Policisë së Shtetit duke kërkuar pajisen me armë, duke pretenduar se jeta e tyre është e rrezikuar. Rastet nuk bëhen publike por nën/drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, sqaron se janë me dhjetëra kërkesa, por në të gjitha rastet ato janë refuzuar.

“Pjesa më e madhe e interesuar janë ata që duan një autorizim të posaçëm. Këtu kemi edhe shumë institucione që na dorëzojnë, kemi edhe funksionarë, deputetët, ka edhe gjyqtarë që kërkojnë të mbajnë një armë me vlerësim, nga rreziku për të mbajtur një armë në lëvizje. Nuk parashikohet në ligjin organik, ky është dallimi, sepse prokuroria e ka në ligjin organik që prokurori lejohet të mbajë armën, ndërsa për deputetët nuk parashikohet në ligjin organik”.

Në këtë kategori hyjnë edhe shumë biznesmenë të cilët pretendojnë se aktiviteti të cilin drejtojnë qarkullon shuma të mëdha parash. Prej muajit prill, Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet në ligjin për armëmbajtjen, duke vendosur kështu dorëzimin e armëve nga të gjithë zyrtarët, të cilët e posedonin një të tillë me ligjin e dikurshëm. Se sa të çarmatosur janë sot zyrtarët tanë, Ziu deklaron se ka ende deputetë që s’kanë dorëzuar armën.

Komento
Shperndaje