Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Denonconi korrupsionin në universitete dhe përfitoni një vit studimi falas!

Denonconi korrupsionin në universitete dhe përfitoni një vit studimi falas!
September 17
16:50 2019

Prej kohësh, qeveria dhe organet përkatëse po punojnë për marrjen e masave kundër korrupsionit në fushën e arsimit. Shpesh diskutohen dhe bëhen denoncime në lidhje me pedagogë të korruptuar. Hapi i radhës?

Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka hedhur një ide për diskutim nëpërmjet një postimi në Twitter:

“Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare.”

Dhe si i është dukur ky mendim shqiptarëve?

“Denoncimi i korrrupsionit do jetë “puna” më e saktë e kryer nga drejtuesit e qeverisë. Sigurisht jo vetëm për studentët, por për të gjithë administratën shtetërore e private. Bonusi duhet të jetë: lajmërim për shkarkim nga detyra nëse ka 1 denoncim, e shkarkim të menjëhershëm nëse ka më shumë. Kështu mësojnë dhe të tjerët se si të sillen e kështu vendi ecën para.”

“Si ide nuk është e keqe, por puna është se nuk mund të bëni shumë dhe për abuzuesit se quhet ndërhyrje në autonominë e universitetit.”

“Pjesa e padisë është e saktë, sepse çdo shtet europian në bazë te denoncimeve e ka gjetur rehatinë. Por motivimi i studentit me shpërblim të këtij lloji është shumë i gabuar z.Kryeministër. Kjo do hapte rivalitet mes studentëve dhe përsëri krijoheshin situata për qëllime fitimprurëse dhe jo për të përmbushur qëllimin e vërtetë që ka padia..Merrni denoncime, i jepni dënimin e merituar, zëvëndësojini me personal të aftë dhe të ndershëm dhe studentët e kanë marrë shpërblimin të gjithë.”

/Blitz.al/

 

Share