Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Denoncohet një rast korrupsioni në “Stop”, policia gjyqësore shkon në Tv Klan

Denoncohet një rast korrupsioni në “Stop”, policia gjyqësore shkon në Tv Klan
September 28
22:37 2016

Mbrëmjen  e sotme, në emisionin “Stop” është denoncuar një rast korrupsioni nga dy oficerët gjyqësore.

Ardian Braho dhe Fatos Lusha kërkonin para për të mbyllur një çështje gjyqësore dhe kanë marrë si shpërblim 18 mijë euro.

Drejtuesi i emisionit “Stop” Saimir Kodra ka deklaruar në “Opinion” se pas transmetimit në ambientet e televizionit Klan ka shkuar Policia Gjyqësore për të sekuestruar materialet filmike.

Ardian Braho është shoqëruar në ambientet e policisë dhe po merret në pyetje, ndërkohë që Fatos Lusha është larguar menjëherë pas transmetimit të videos dhe është shpallur në kërkim./Blitz.al/

saimir

Shperndaje