Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dënohet me 2 vjet e 4 muaj burg për korrupsion ish-prokurori i Krujës

Dënohet me 2 vjet e 4 muaj burg për korrupsion ish-prokurori i Krujës
September 29
15:16 2016

Nga Anduena Llabani

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite e 4 muaj burg për ish – prokurorin e Krujës, Haxhi Giu. Ai u dënua nga Gjykata për Krimet e Rënda në maj këtij viti, i akuzuar për korrupsion, pasi në këmbim të 29 mijë eurove do t’i ndryshonte akuzën një të arrestuari për trafik droge.

Giu iu nënshtrua gjykimit të shkurtuar dhe në fund të procesit përfitoi uljen me një të tretën të dënimit. Përveç dënimit me burg, Giut iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për tre vjet./Blitz.al/

Shperndaje