Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg ish-ministri Spiro Ksera

Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg ish-ministri Spiro Ksera
September 15
12:09 2016

Nga: Anduena Llabani

Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg. Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore në orën 11:30 në Gjykatën e Tiranës.

Brenda 3 minutash trupi Gjykues që shqyrton çështjen penale në ngarkim të ish-ministrit Ksera, ka dhënë vendimin përfundimtar ndaj 4 të pandehurve, ish funksionar të ministrisë së punës. 5 vjet e 2 muaj burg për 5 të pandehurit, për vjedhje në bashkëpunim, të gati 30 milion lekësh, fonde të destinuara për komunitetin romë dhe shtresat në nevojë. Vetë ish-ministri nuk ka qenë prezent në sallën e gjykimit. Pas vendimit avokati i tij, Genc Gjokutaj, deklaroi se do e apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke kërkuar pafajësi në Gjykatën e Apelit.

Spiro Ksera mbahet në gjendje arresti prej shtatorit të viti 2015. Ai Ka pretenduar se procesi ndaj tij është politik. Ai është ministri i parë i qeverisë Berisha që dënohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Prokuroria e akuzon Kserën se ka tërhequr fondet shtërore vetem në letra. Vjedhje fiktive sipas akuzës është kryer muajt e fundit të vitit 2013, kohë e cila përkon edhe me ndërrimin e pushteteve.

Gjykata gjithashtu është shprehur se Ksera nuk do të ketë të drejtë të mbajë detyra në administratën shtetërore për 5 vite rresht. Me 10 muaj burg është dënuar ish-zyrtari Artevis Mene, ndërsa dy ish-zyrtaret e tjera, Elda Kozaj dhe Elisabeta Pregbibaj, u dënuan me 2 vite shërbim prove.

Vendimi për dënimin më 1 vit e 8 muaj burg për ish-ministrin Spiro Ksera, u morr jashtë dyerve të Gjykatës.

Ky ka qenë reagimi i avokatit të tij pak minuta pasi Gjykata shpalli vendimin, ndaj Kserës dhe bashkëpunëtorëve të tij, të vënë nën akuzë për vjedhje.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje