Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dënohet 2 vite burg Anjeza Shabani që rrahu barbarisht fëmijën

Dënohet 2 vite burg Anjeza Shabani që rrahu barbarisht fëmijën
November 24
14:22 2016

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 vite burg Anjeza Shabanin, administratoren e kopshtit “Diren”, e cila dhunoi barbarisht një fëmijë të vogël që kishte marrë nën kujdestari në kopshtin e saj.

Në datën 18 nëntor, prokuroria, në përfundim të hetimeve, kërkoi 4 vite e 6 muaj burg. Kërkesa e prokurorisë ishte bërë referuar fakteve e provave të mbledhura nga kjo ngjarje, dëshmitarëve si prindërve të djalit, videos së transmetuar në emisionin “Stop”, si dhe dëshmi të tjera nga edukatoret në kopshtin që ajo administronte.

Por gjykata tashmë ka marrë vendim që Shabani të dënohet me 2 vite burg, duke pasur parasysh edhe pranimin e fajit dhe pendesën, çka bënte që të zbriste 1/3 e dënimit të plotë.

Komento
Shperndaje