Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dënohen me 5 vjet burg mjekët përgjegjës për vdekjen e gruas së Alban Hoxhës

Dënohen me 5 vjet burg mjekët përgjegjës për vdekjen e gruas së Alban Hoxhës
September 29
15:46 2016

Ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës ka deklaruar fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba në maternitetin “Koço Gliozheni” për vdekjen e bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha.

Kryekirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba akuzohen për “mjekim të pakujdesshëm”. Prokuroria i ka dënuar me 5 vjet burg dhe 5 vjet heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, Dorjana Haka ndërroi jetë në nëntor 2015 si pasojë e neglizhencës dhe moskryerjes të analizave të nevojshme para dhe pas operacionit./Blitz.al/

Shperndaje