Dënohen me 18 dhe 17 vjet burg dy imamët

November 16
16:31
2016
Nga Anduena Llabani
Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda në maj të këtij viti kishte dhënë për ta në total 126 vite burg. Dënimet më të rënda janë dhënë për dy imamët e vetëshpallur, Bujar Hysa dhe Genc Balla, përkatësisht më 18 dhe 17 vjet burg.
Seanca e sotme në Apelin e Krimeve të Rënda po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa jashtë gjykatës janë mbledhur dhjetëra besimtarë, mbështetës të tyre, që protestojnë kundër dënimit të këtij grupi. /Blitz.al/