Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dënimi i xhihadistëve, Ambasada Amerikane – qytetarëve të saj: Bëni kujdes

Dënimi i xhihadistëve, Ambasada Amerikane – qytetarëve të saj: Bëni kujdes
May 05
10:40 2016

Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila dënoi me 126 vite burg xhihadistët shqiptarë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ambasadës Amerikane. Në njoftimin e saj, ajo paralajmëron sërish qytetarët e saj në Shqipëri që të bëjnë kujdes. Ambasada fton qytetarët amerikanë që të rilexojnë masat e sigurisë të publikuara në faqen e saj.

“Ambasada Amerikane nuk është në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik për ndonjë shtetas amerikan. Sidoqoftë shtetasit amerikanë duhet të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin zonën pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Gjithashtu duhet të shmangin çdo tubim që mund të zhvillohet pas gjyqit. Gjithashtu duhet të jenë në koherencë me  mediat vendase për t’u informuar në lidhje me gjithë zhvillimet”, thuhet në njoftimin e saj.

Komento