Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëmi 470 milionë euro shtetit, Gjykata e Lartë: Të rihapen hetimet

Dëmi 470 milionë euro shtetit, Gjykata e Lartë: Të rihapen hetimet
October 17
18:39 2016

Nga Anduena Llabani

Gjykata e Lartë ka marrë këtë të hënë në shqyrtim kërkesën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për rihapjen e hetimeve për mënyrën se si u arrit marrëveshja, e cila zgjidhi me mirëkuptim konfliktin mes kompanisë çeke CEZ dhe qeverisë shqiptare.

Për shkak se Prokuroria e Përgjithshme i ka pushuar hetimet në muajin qershor, KLSH, si institucioni që ka depozituar kallëzimin më herët, e kundërshton këtë vendim në rrugë gjyqësore.

Juristët e KLSH-së thanë se prokuroria nuk ka hetuar siç duhet kallëzimin në fjalë, ndërsa shtuan si argument faktin që nga kjo marrëveshje, që evitoi arbitrazhin, shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm ekonomik prej 470 milionë eurosh. Por prokurori Arben Kraja, i cili ka hetuar dosjen, këmbënguli se gjatë veprimeve hetimore u provua se shtetit shqiptar nuk i është shkaktuar asnjë pasojë ekonomike.

Pasi dëgjoi palët, trupa gjyqësore u tërhoq për vendim, të cilin do ta shpallë më datë 24 tetor./Blitz.al/

Komento
Shperndaje