Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Dëmet nga tërmeti, kryeprokurori i ri Olsian Çela: Njerëzit presin që drejtësia të vihet në vend

Dëmet nga tërmeti, kryeprokurori i ri Olsian Çela: Njerëzit presin që drejtësia të vihet në vend
December 06
11:39 2019

Një ditë pas betimit në Kuvendin e Shqipërisë, Olsian Çela ka marrë sot detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Në fjalimin e tij të parë si kryeprokuror, Çela tha se qëllim i këtij institucioni duhet të jetë rritja e besimit të qytetareve.

Teksa falënderoi për punën përgjatë këtyre dy vitet të paraardhëses së tij Arta Marku, Olsian Çela tha se ish-kryeprokurorja punoi në një faze shumë të vështirë tranzicioni që po kalonte vendi. Mes të tjerash, Çela u ndal edhe tek situata në vend pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, ndërsa beri edhe premtimin e tij te parë, duke shtuar se qytetarët presin që drejtësia të vihet në vend.

Sot është më e rëndësishme se kurrë më parë transparenca që si institucion duhet të sigurojmë ndaj mediave dhe publikut. E falënderoj zonjën Marku për punën e bërë në këto dy vite. Në një fazë tranzicioni ajo ka bërë më të mirën e mundshme në këto kushte. Tani hyjmë në një fazë të re, në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë ku prokuroria ka pësuar ndryshime rrënjësore. Kjo kërkon konceptim të ri. Ekziston mbështetja dhe kemi kapacitete që t’i japim vendit një të ardhme më të mirë, që të mundësohet që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes europiane, ku rezultatet e punës tonë kanë rëndësi të jashtëzakonshme. Ta shohim përditshmërinë e punës si një gjë të zakonshme për të ardhmen e vendit. Prokuroria e Përgjithshme mund të japë kontributin e rëndësishëm për të ndryshuar dhe për t’i dhënë përkrahje ideve të reja. Sot vendi po përballet me një krizë të madhe për shkak të ngjarjeve të ndodhura në fund të muajit nëntor. Përgjigja që duhet të japë prokuroria në rastin konkret duhet të spikasë në raport me institucionet e reja. Sot njerëzit kërkojnë drejtësi. Sot kërkohet që të bëhen gjëra konkrete. Në këtë fatkeqësi për vendin, njerëzit presin nga ne që të vihet drejtësi në vend. Jam i bindur që do të bëjmë një punë të mirë. Çdo gjë nuk shkon vaj, ndryshimet janë pozitive. Kam besimin që vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do të jetë më e mirë.”- u shpreh Olsian Çela.

/Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share