Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Delvinë – humb jetën roja i puseve të naftës, e zë korrenti

Delvinë – humb jetën roja i puseve të naftës, e zë korrenti
August 13
12:30 2016

Një i ri ka gjetur vdekjen gjatë natës ndërkohë që ka qenë në detyrë duke ruajtur puset e naftës në Delvinë.

Burime nga policia kanë pohuar se rreth orës 08:45 të mëngjesit të sotëm, në puset e naftës pranë rrugës së vjetër Delvinë-Muzinë, është gjetur i pajetë Fitim Pashka, 36 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë. Viktima ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që ishte duke rregulluar një prizë në objekt. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./Blitz.al/

Shperndaje