Blitz

 Breaking News

Del përgjigjja e autopsisë/ George Floyd ka ndërruar jetë nga asfiksia

Del përgjigjja e autopsisë/ George Floyd ka ndërruar jetë nga asfiksia
June 02
08:55 2020

Avokati i familjes së George Floyd-it, Benjamin Crump, ka zbuluar se autopsia e kryer në mënyrë private nga falmiljarët e Floyd-it, doli në përfundimin se ai ka vdekur nga asfiksia që u shkaktua nga presioni i qëndrueshëm.

Dr. Micheal Badel dhe Allecia Wilson, të cilët kryen autopsinë në mënyrë private të 46-vjeçarit, thanë se ushtrimi i forcës në qafë dhe shpinë  i ka shkaktuar të ndjerit mungesë të qarkullimit të gjakut në tru. Mjekët shtuan se prangat dhe pozicionimi ishin kontribues sepse dëmtuan diafragmën.

George Floyd vdiq si pasojë e asfiksisë.

Presioni i qëndrueshëm që i ushtroi efektivi gjatë arrestimit, bëri që 46-vjeçari të ndërronte jetë shumë shpejt pasi iu vunë prangat.

“Rezultatet pohuan se gjithçka është në përputhje me atë që kanë parë njerëzit. Nuk ka asnjë çështje tjetër që mund të shkaktojë vdekjen e kësaj natyre”, u shpreh Baden.

Ish oficeri i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin, i cili u filmua duke vendosur gjurin në qafën e George Floyd duke i marrë frymën deri në vdekje, u akuzua të premten për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë.

Floyd ndërroi jetë duke iu lutur oficerit t’i hiqte gjurin nga qafa pasi nuk mund të merrte frymë!

E gjithë Amerika është ngritur në këmbë pas vdekjes së George Floyd dhe situata ka dalë jashtë kontrollit në disa shtete.

Share