Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Del ekspertiza: Kapiteni i Fiorentinës Davide Astori nuk humbi jetën në gjumë

Del ekspertiza: Kapiteni i Fiorentinës Davide Astori nuk humbi jetën në gjumë
June 08
20:13 2018

Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e kapitenit të Fiorentinës tronditi opinionin publik. Tashmë kanë kaluar 3 muaj nga kjo ngjarje dhe sot ka dalë edhe ekspertiza mzyrtare mjekoligjore që shpjegon edhe shkaqet e vdekjes.

DAvide Astori nuk vdiq në gjumë ,  thuhet në rezultatin përfundimtar të ekzaminimit mjeko-ligjor të kryer në trupin e kapitenit të Fiorentinës. Ajo që i ndërpreu jetën ishte një takiaritmi, një përshpejtim i papritur i zemrës. Pra krejt e kundërta e asaj që u than në fillim ku u fol për një (bradiaritmia)  rrahje e papritur e ngadaltë e zemrës zbulon Corriere della Sera.

Sipas mjekëve që u kujdesën Carlo Moreschi dhe Gaetano Thiene, atë natë Astori mund të jetë zgjuar dhe ndoshta do të mund të shpëtohej nëse në dhomë do të kishte dikë të gatshëm për të dhënë alarmin. Ai mbeti vetëm në dhomë pasi kishte bërë një lojë me videogame me shokun e skuadrës Sportiello i cili u largua pak para mesnatës. Dy profesorët mjekoligjorë theksojnë se bëhet fjalë për një episod të dhunshëm patologjik që ai nuk e ka shfaqur kurrë më parë.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje