Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dekriminalizimi, Roshi: Jam arrestuar në Gjermani por arsyeja nuk më kujtohet

Dekriminalizimi, Roshi: Jam arrestuar në Gjermani por arsyeja nuk më kujtohet
May 08
15:18 2016

Është zbuluar formulari i vetdeklarimit për dekriminalizimin i kryebashkiakut të Kavajës, Ervis Roshi, i cilësuar si një nga personat që sulmoheet shpesh nga opozita. Roshi ka dhënë në formularin ndaj dekriminializimit një argument të çuditshëm rreth faktit se ka qenë i arrestuar një herë në Gjermani.

Kryebashkiaku ka shkruar se ka qenë i arrestuar dhe proceduar më parë në Mynih të Gjermanisë, ku ndja tij është ndërmarrë masa e sigurisë” arrest me burg”. Por ajo që ka habitur është fakti se në kuadratin ku jepen detaje ai ka shkruajtur “Nuk më kujtohet”.

Mes të tjerash, kryebashkiaku ka theksuar se shteti gjerman e ka dëbuar nga territori. Partia Demokratike ka ngritur akuza ndaj Roshit si person me precedentë penalë, i dënuar më parë për drogë dhe prostitucion në Itali.

Komento
Shperndaje