Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dekriminalizimi, Rama – PD-së: Ku janë 19 deputetët e PS? Ndryshoi emrin në vitin 2002

Dekriminalizimi, Rama – PD-së: Ku janë 19 deputetët e PS? Ndryshoi emrin në vitin 2002
May 20
18:59 2016

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me publikimin e formularëve të dekriminalizimit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai e cilëson ligjin e dekriminalizimit si më unikalin në botë për nga ashpërsia. Kreu i Qeverisë i drejtohet edhe opozitës pas akuzave të kësaj të fundit për 19 deputetë socialist të dënuar.

“Makineria e baltës ka këto funksione: Shpif/e riprodhon shpifjen në media/ngre akuza/përsërit akuzat pa pushim/dënon publikisht te akuzuarit.

Ligji i “dekriminalizimit” unikal në botë për nga ashpërsia, tani pyesni Shqupin ku janë 19 kriminelët e PS në Kuvend? ‪#‎Shqupi makineri balte!”, ka shkruar ai.

Në formularin e tij, kryeministri ka bërë të ditur edhe periudhën kur ka ndryshuar emrin. Nga 27 Nëntori 2002, emri i tij është Edi dhe jo më Edvin.

Komento
Etiketimet
Shperndaje