Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dekriminalizimi, Llala – KQZ-së: Duam informacione për Elvis Rroshin, do e verifikojmë

Dekriminalizimi, Llala – KQZ-së: Duam informacione për Elvis Rroshin, do e verifikojmë
May 10
13:36 2016

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të paraqesë materialet paraprake mbi subjektin e ligjit Elvis Roshi, me funksion kryetar i Bashkisë Kavajë, në zbatim të ligjit “Për Dekriminalizimin”. Këtë kërkesë Prokurori i Përgjithshëm e mbështet në faktin se formulari i vetëdeklarimit të këtij subjekti ka të dhëna të pasqaruara që paraqesin nevojën për verifikim të thelluar.

Gjatë javës së ardhshme, Prokuroria e Përgjithshme do zhvillojë një takim për koordinimin e veprimeve me organet e tjera shtetërore që kanë strukturë të posaçme për zbatimin e ligjit të konsideruar “Për Dekriminalizimin”.

Dy ditë më parë, u publikua formuluari i dekriminalizimit të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi që deklaronte se ishte arrestuar në Mynih dhe dënuar më pas, por nuk bënte të ditur arsyet duke u shprehur se nuk i mbante mend. Në një reagim të mëvonshëm, ai pohoi se ishte ndaluar për shkak të dokumenteve false.

Komento
Etiketimet
Shperndaje