Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dekriminalizimi, 9 ministra dhe 40 deputetë ende pa plotësuar formularin e vetëdeklarimit

Dekriminalizimi, 9 ministra dhe 40 deputetë ende pa plotësuar formularin e vetëdeklarimit
April 29
18:22 2016

Ndërkohë që pak ditë kanë mbetur nga mbyllja e afatit për dorëzimin e formularit të dekriminalizimit, bëhet e ditur se ndër të tjerë, 9 ministra dhe 40 deputetë ende nuk e kanë plotësuar atë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha, duke iu drejtuar ligjvënësve, ministrave, kryebashkiakëve dhe këshilltarëve të bashkive, deklaroi se 4 maji është afati i fundit për dorëzimin e formularit pranë KQZ-së.

Referuar të dhënave zyrtare, mësohet se formularin nuk e kanë dorëzuar 9 ministra, 40 deputetë, 27 kryebashkiakë dhe 361 këshilltarë.

“Aktualisht nga 1.836 funksionarë, kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë KQZ-së, 1.379 ose 75.1 % e tyre. Për t’iu ardhur në ndihmë funksionarëve, të cilët nuk e kanë dorëzuar akoma formularin e vetëdeklarimit, pavarësisht se dita e hënë është ditë pushimi, KQZ do të jetë hapur edhe ditën e hënë, datë 2 maj 2016”, tha Hoxha.

Komento