Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dekretohen rektorët e rinj, Presidenti Nishani: Profesorati i triumfoi trysnisë së krimit

Dekretohen rektorët e rinj, Presidenti Nishani: Profesorati i triumfoi trysnisë së krimit
May 27
18:40 2016

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dekretuar sot rektorët e rinj të universiteteve në gjithë vendin. Në fjalën e tij, ai vlerësoi rezistencën e Profesoratit përballë trysnisë së krimit, duke iu referuar kërcënimit të bërë rektorit Mynyr Koni.

Ai tha se e drejta e arsimit është një prej të drejtave që kanë gjetur mbrojtje nga Kushtetuta dhe Konventa e të Drejtave të Njeriut dhe ky proces i zgjedhjes tregoi se vota e lirë është vendimtare në Demokraci.

“Reforma në kuadër të arsimit të lartë ka në qendër universitetin dhe studentët. Kjo reformë është e mbështetur dhe mbetet esenciale për të gjithë shoqërinë tonë. Autonomia universitare është thelbi i vetëqeverisjes, e nevojshme për vendimmarrje efektive. Reforma përpiqet të forcojë autonominë universitare. Universitetet kërkojnë cilësi dhe cilësinë e ofrojnë elitat.” U shpreh më tej presidenti Nishani.