Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dekreti i presidentit për zgjedhjet në Dibër, PS: Akt i nxituar

Dekreti i presidentit për zgjedhjet në Dibër, PS: Akt i nxituar
August 03
11:46 2016

Partia Socialiste e ka cilësuar si akt të nxituar dekretin e presidentit Bujar Nishani një ditë më parë, kur caktoi datën 11 shtator si datë të zhvillimit të zgjedhjeve për kryetar bashkie në Peshkopi, Qarku Dibër.

Në deklaratën për mediat, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, u shpreh se ky është akt i nxituar, një vendim personal, ndërkohë që ende nuk është zbardhur vendimi i Kushtetueses.

“Vendimi i presidentit është i nxituar dhe personal, pasi vendimi i Kushtetueses nuk është zbardhur. Kur vendimi nuk zbardhet, ende nuk ka hyrë në fuqi. Pas hyrjes në fuqi presidenti mund të shpallë zgjedhjet”, – është shprehur Gjylameti, e cila ka kërkuar që Nishani të konstatojë pavlefshmërinë e aktit.

Dekreti i presidentit Nishani erdhi pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili për kthimin e tij në detyrë. /Blitz.al/