Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deklaroi se “Vetingu shkel sovranitetin”, LSI përjashton deputetin

Deklaroi se “Vetingu shkel sovranitetin”, LSI përjashton deputetin
June 27
12:29 2016

Deputeti Përparim Spahiu është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i LSI-së pas qëndrimit që ai mbajti kundër vetingut nga ndërkombëtarët për gjyqtarët dhe prokurorët. Grupi i LSI-së u mblodh rreth orës 11:00 dhe në përfundim të mbledhjes vendosi për përjashtimin e deputetit të qarkut të Dibrës.

Në deklaratën e dy ditëve më parë, deputeti foli për rëndësinë e sovranitetit dhe më pas u fokusua tek çështja që lidhet me vetingun, që sipas tij e udhëhequr nga ndërkombëtarët do të çojë në shkelje të sovranitetit.

“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me KE, shpresoj dhe me BE! Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit! Çfarë përfaqësojnë këta?!!”, – u shpreh ai.

Etiketimet
Shperndaje