Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deklaroi se ka prova të forta për “21 Janarin”, kërcënohet djali i Myrtajt

Deklaroi se ka prova të forta për “21 Janarin”, kërcënohet djali i Myrtajt
April 30
16:53 2016

Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtajt, një prej të vrarëve në 2011-ën në protestën e 21 Janarit, deklaroi pak ditë më parë se disponon disa prova që do të trondisin gjyqësorin dhe politikën pasi zbardhin të vërtetën e dosjes “21 Janari”.

Sipas tij, provat kishin të bënin me disa filmime që ai i disponon dhe që shumë shpejt do i bëjë publike për të gjithë.

Pas kësaj deklarate të tij, në derën e banesës së tij është lënë një letër kërcënuese, lajm që konfirmohet edhe nga burime të Policisë së Fierit.

“Provat që thua për “21 Janarin” do të jenë funeral yt dhe i familjes tënde”, shkruhet në letër. Mësohet se po mbrëmë, Renato Myrtaj ka bërë kallëzimin në polici, por pa asnjë emër konkret të ndonjë personi të dyshuar. Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e këtij kërcënimi, ndërkohë që rreth familjes Myrtaj janë shtuar patrullimet e policisë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje