Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deklarata e policisë për përleshjen OTR-Babastars, konfiskohet një armë zjarri

Deklarata e policisë për përleshjen OTR-Babastars, konfiskohet një armë zjarri
September 13
19:46 2016

Policia e Kosovës ka nxjerrë deklaratën e saj publike në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Prishtinë mes dy reperave, Noizy dhe Cozman. Në përleshjen e sotme që ndodhi mes dy grupeve të njohura OTR dhe Babastars, mbetën të plagosur dy persona dhe u arrestuan tre të tjerë.

“Rreth orës 17:00 ka ndodhur rasti në rrugën “Tringe Ismaili” në parkingun e një hoteli. Dy persona janë të plagosur dhe të njëjtët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Tre persona janë arrestuar nga policia të cilët dyshohet të jenë implikuar në rastin në fjalë”, – thuhet në komunikatën e policisë.

Një  revole është konfiskuar, armë që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë. Aktualisht policia ka nisur një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave dhe motiveve të rastit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje