Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deklarata e Hahn për çështjen çame, reagon Greqia: E papranueshme, kërkojmë shpjegim

Deklarata e Hahn për çështjen çame, reagon Greqia: E papranueshme, kërkojmë shpjegim
September 29
11:11 2016

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së komisionerit europian Johannes Hahn. Ky i fundit u shpreh gjatë një seance dëgjimore me uerodeputët se çështja e detit ndryshe nga sa është shprehur ambasadorja greke në Tiranë, njihet nga Komisioni Europian si një çështje ende e pazgjidhur.

“Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë intensifikuar, gjithashtu edhe dialogu politik është formësuar më të mirë. Komisioni mirëpriti faktin se të dy vendet po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe. Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame.”

Me këtë deklaratë, paketa e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka marrë bekimin e KE-së.

Referuar deklaratës së komisionerit Hahn, eurodeputetja greke Maria Spyraki, i ka cilësuar pretendimet e Shqipërisë si irredentiste. Sa i takon deklaratës së Hahn, ajo e cilësoi si të papranueshme.

“Çështja çame nuk ekziston, ndaj dhe nuk është negociuar, sikundër e dimë të gjithë. Komisioneri Johannes Hahn duhet që të japë një shpjegim bindës.”, është shprehur zëdhënësja e ministrisë greke. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje