Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deklarata e Erdogan qetëson turqit; ata dëgjojnë fjalën e tij dhe vazhdojnë aktivitetin e tyre ditor

Deklarata e Erdogan qetëson turqit; ata dëgjojnë fjalën e tij dhe vazhdojnë aktivitetin e tyre ditor
July 16
09:26 2016

Burime pranë BBC kanë raportuar se pasi presidenti turk lajmëroi popullin nëpërmjet “Skype” që të dilnin në rrugë dhe të mbronin shtetin, është parë një dalje masive e njerëzve dhe kjo ka ndodhur menjëherë fill pasi presidenti ka mbaruar fjalën e tij.

“Njerëzit dolën si lum në rrugë dhe nisën të godisnin tanket. Fjala e Erdogan ka peshë në këtë vend! Ishte e papritur, por ka një lidhje shumë të fortë midis popullit dhe qeverisë…” – ka thënë gazetari i terrenit Pieo Castellano.

Gjithashtu gazetari ka thënë se populli turk gjithnjë ka pasur një raport të mirë me ushtrinë e vendit, ndaj dhe ata kanë mbetur të zhgënjyer kur ka qenë pikërisht ushtria që ka ndezur zjarr mbi ta.

Fadi Hakura, nga Ministra e Jashtme, ka thënë gjithashtu për BBC se presidenti Erdogan arriti ta mposhtë grushtin e shtetit. Megjithatë, fakti që të tilla shfaqje ekzistojnë në vend do të thotë se aty nuk ka stabilitet dhe kërkon një zgjidhje të menjëhershme.

Rreth orës 8:00 të mëngjesit është parë se njerëzit kanë filluar të dalin në rrugë siç bëjnë çdo ditë. Disa dyqane janë hapur, disa makina janë duke qarkulluar normalisht dhe gjithashtu janë parë të funksionojnë edhe taksitë. Kjo ndodhi pikërisht në momentin që presidenti lajmëroi se vendi është nën kontrollin e tij të plotë. Gjithashtu pritet një seancë parlamentare e jashtëzakonshme pas pak orësh në Ankara.

A do të thotë kjo se populli nuk e do largimin e Erdogan nga qeverisja?

Komento
Shperndaje