Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deklarata e Erdogan për dënimin me vdekje, Gjermania: Nëse ndodh, do të ndërpriten negociatat

Deklarata e Erdogan për dënimin me vdekje, Gjermania: Nëse ndodh, do të ndërpriten negociatat
July 18
14:00 2016

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar përmes zëdhënësit të saj lidhur me deklaratën më të fundit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për të rikthyer dënimin me vdekje pas tentativës për grusht shteti në Turqi. Zyrtarisht, kjo masë ndëshkimore u hoq në Turqi në 2004-n kur nisën negociatat për futje në BE.

Në deklaratën zyrtare të saj, Gjermania bën të ditur se nëse qeveria turke vendos të ringjallë dënimin me vdekje, negociatat me Turqinë për t’iu bashkuar BE-së do të përfundojnë. Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert, tha për gazetarët në Berlin se “Bashkimi Europian është një komunitet i vlerave dhe institucioni i dënimit me vdekje tregon se një vend i tillë nuk mund të jetë anëtar.”

Komento