Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Deklarata e Bashës për qeveri teknike, reagon kryeministri Rama

Deklarata e Bashës për qeveri teknike, reagon kryeministri Rama
August 02
14:48 2016

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ironizuar deklaratat e Lulzim Bashës ditën e sotme. Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike,  propozoi krijimin e një qeverie teknike me bashkëpunim që do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, vitin e ardhshëm në Shqipëri.

Pas këtyre deklaratave kryeministri ka reaguar me një status në Facebook duke ironizuar dy figura të opozitës me një shprehje të trajnerit Italian Arrigo Sacchit. Ai është shprehur se nuk është detyrë e qeverisë për ti bërë babysitting Lulzimit pasi ai duhet të rritet dhe të udhëheqë vetë.

“Lulëzim Basha kërkon qeveri teknike dhe thotë e ka kusht!…

Dikush duhet t’ia mësojë se kushte mund të vendosë vetëm brenda Shqupit dhe t’i thotë edhe aty me pak kujdes, sepse jo të gjithë janë gati t’ia pranojnë çdo lloj kushti – siç tregoi procesi i Reformës në Drejtësi.

Qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata jonë me shqiptarët është katërvjeçare. Në asnjë pikë të kësaj kontrate nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t’i bërë babysitting Lulëzimit. Duhet të rritet vetë dhe të mësojë të udhëheqë pa Babisiter!

Lulëzimi më kujton një frazë të bukur të Arrigo Sacchit: Nuk ka më keq për fëmijën se një baba harbut, që e gënjen mendja se i biri është Francesco Totti i ardhshëm!”-shkruan kryeministri në Facebook.

Shperndaje