Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëftesa false, pranga pronarit dhe drejtorit të shkollës në Kavajë

Dëftesa false, pranga pronarit dhe drejtorit të shkollës në Kavajë
May 19
11:17 2016

Policia ka lëshuar urdhër-arresti për Presidentin e shkollës së mesme jopublike “Dituria” në Kavajë, Vath Gylshenin dhe drejtorin e shkollës Bardhyl Mastori. Ata akuzohen se pajisnin me dëftesa false qytetarë të ndryshëm që nuk kanë qenë nxënës të shkollës, apo që nuk ndodhen prej vitesh në Shqipëri.

Nga auditi i kryer, janë konstatuar një sërë shkeljesh, deri në raste falsifikimi të regjistrave shkollorë, si Amza, indekse, ekuivalentime provimesh. Pas regjistrimit të çështjes dhe veprimeve hetimore, ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm nxënësish kanë të njëjtin numër amze.

“Për shumë nxënës nuk janë hedhur rezultatet e notave të viteve të mëparshme.
Ka nxënës që janë të regjistruar në regjistra por nuk figurojnë në regjistrin e Amzës.
Për një pjesë nxënësish kanë dy numra amzash, rezultojnë një numër i konsiderueshëm fletë amzash të korrigjuara, anuluara etj.
Rezultojnë disa nxënës, që figurojnë të regjistruar dhe prezent në dokumentacionin e shkollës, por provohet se gjatë kësaj periudhe të vitit shkollor ndodhen jashtë territorit shqiptar, ku në disa raste dhe prej disa vitesh.
Por dhe pas regjistrimit te çështjes penale, si dhe dijenisë për faktet e sipërpërmendura nga Auditi, përsëri nga ana e drejtorit të shkollës Bardhyl Mastori dhe pronarit Vath Gjylsheni, ka vazhduar veprimtaria e kundraligjshme, të regjistrimeve fiktive, plotësimit me korrigjime, dhënia e provimeve pa qenë prezent nxënësit, ekuivalentimi i lëndëve etj.Në këto rrethana rezultojnë të dhëna të mjaftueshme si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 187/ te K.Penal nga shtetasi Bardhyl Mastori.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.

Komento