Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Dëbora pushton Juglindjen e vendit, situata në zonat turistike

Dëbora pushton Juglindjen e vendit, situata në zonat turistike
January 12
10:34 2020

Mëngjesi i ditës së sotme ka gjetur të zbardhuar nga dëbora pjesën më të madhe të zonës malore në Juglindje të vendit, kryesisht zonën Korçë-Kolonjë. Rreshjet më të mëdha kanë përfshirë kryesisht vendet turistike si Dardha, Voskopoja apo Vithkuqin, ku bora ka arritur nga 5-10 cm, por dhe zona të tjera malore të Qarkut Korçë. E njëjta situatë paraqitet edhe në Kolonjë dhe Devoll.

Por pavarësisht se reshjet kanë qenë intesive, të gjitha akset nacionale janë të kalueshme pa zinxhirë, ndonëse u bëhet thirrje shoferëve për kujdes maksimal në këto rrugë për shkak të lagështirës. Po ashtu dhe rrugët e fshatrave turistik Dardhë dhe Voskopojë janë të kalueshme për automjetet, ndërsasa akset rurale janë të qarkullueshme vetëm me zinxhirë.

Prej orëve të para të mëngjesit kontraktorët po punojnë me pastrim dhe kriposje në rrugët që sipas tyre paraqesin më shumë probleme.

/Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share