Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Debati Rama-Blushi. Rama: Ka njerëz që tregojnë përralla. Blushi: Je i paaftë!

Debati Rama-Blushi. Rama: Ka njerëz që tregojnë përralla. Blushi: Je i paaftë!
November 24
13:41 2016

Pas akuzave të deputetit të LIBRA-s, Ben Blushi, se qeveria ka bërë koncesione për interesa të ngushta pa transparencë dhe në dëm të shqiptarëve, ka reaguar kryeministri Rama, që i ka cilësuar këto pretendime si përralla dhe e përkundërta e atyre që bëjnë ekspertizë.

“Ka nga ata që njerëzit u duhen të pandriçuar në mënyrë që t’i bëjnë mish për top për ambiciet e tyre. Por ky është një debat mes atyre që tregojnë përralla dhe atyre që flasin për ekspertizë”,- tha Rama.

Ndërkohë që e menjëhershme ka qenë replika e deputetit Blushi: “Si ka mundësi që është kaq i paaftë, si e durojnë të jetë kaq i paaftë një njeri që i kemi lënë ekonominë kombëtare në duar e që tha se të jetosh me 50 mijë lekë është luks e ata që nuk punojnë janë dembelë”,- përfundoi Blushi. /Bliz.al/

Shperndaje