Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Debati presidencial, Trump refuzon të përgjigjet nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve

Debati presidencial, Trump refuzon të përgjigjet nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve
October 20
10:10 2016

Në debatin e tretë presidencial që u zhvillua dje në SHBA, kandidati republikan Donald Trump refuzoi të përgjigjet nëse do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve në rast se ai humbet. Për disa ditë rresht, ai është shprehur se këto zgjedhje janë manipuluar.

Gjatë debatit, Donald Trump ka vijuar me akuzat ndaj kundërshtares demokrate, të cilën e ka cilësuar si një “grua të keqe”.

Nga sondazhet e deritanishme rezulton se Trump është duke humbur “betejën” në shtetet kryesore për shkak dhe të akuzave të shumta për ngacmime seksuale. Përballja e djeshme u zhvillua tri javë përpara 8 nëntorit, datë kur do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Në fjalën e tij, ndër të tjera manjati republikan premtoi se do t’i japë përparësi Gjykatës së Lartë dhe deportimit të emigrantëve që kanë hyrë në SHBA në mënyrë ilegale. Nga ana tjetër, demokratja Clinton premtoi se do t’i kushtojë rëndësi komunitetit LGBT, barazisë gjinore dhe fuqizimit të klasës së mesme.

Në një moment, Hillary Clinton reagoi edhe për marrëdhënien Trump-Putin, duke u shprehur se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dëshiron fitoren e Trump, pasi do një “kukull” si president të SHBA-ve. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje