Blitz

 Breaking News

Debati për Teatrin, Bushati- Maznikut: Kush në të sëmës jeni ju që vendosni të paguajmë 28 milion euro?

Debati për Teatrin, Bushati- Maznikut: Kush në të sëmës jeni ju që vendosni të paguajmë 28 milion euro?
May 19
09:15 2020

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar është shoqëruar me debat të fortë midis analistit Andi Bushati dhe nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

Debati në studion e “Open”, ka shpërthyer për vlerën e Teatrit të ri.

Pjesë nga debati: 

Bushati: Sa kushton teatri i ri, sepse do paguhet me taksat tona. Teatri i ri është ai projekti i Bjarke Inkes.

Mazniku: Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar shkon nga 20 deri në 28 milion euro. Po është ai projekti.

Bushati: Po kush në të sëmës jeni ju që na detyroni të paguajmë 28 milion euro pa garë.

Mazniku: Do të ketë garë. Kush tha që nuk do të ketë garë.

Bushati: Po ju e keni gati projektin. Nuk ka garë për projektin. Mund të vijë Muç Nano ta ndërtojë me më pak. Projekti i Bjarke Inkes është projekti i firmës Fusha.

Mazniku: Do të ketë garë Bushati. Do ta shohim që do të ketë garë sepse së shpejti do të hapet gara.

Burimi: Panorama

Share