Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Debati për Gent Cakajn, presidenti Meta i përgjigjet kryeministrit: “Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë”

Debati për Gent Cakajn, presidenti Meta i përgjigjet kryeministrit: “Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë”
January 12
11:02 2019

Debati politik që ka marrë vëmendjen e të gjithëve ditët e fundit është ai i mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër i jashtëm nga ana e presidentit Meta. Ky debat është shoqëruar me polemika, sidomos mes institucionit të presidentit dhe kryeminsitrit, por edhe me ironi mes vetë figurave të zotit Meta dhe Rama.

Reagimi i fundit i presidentit të Shqipërisë ka ardhur mëngjesin e sotëm me anë të një statusi në Facebook, si përgjigje e deklaratave të Ramës mbrëmjen e djeshme. Presidenti Meta shkruan:

“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë 🚗 ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla 🚗 e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria🇦🇱 do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.
Shqipëria🇦🇱 do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.
SHQIPËRIA E PARA.🇦🇱 ”

Gjithsesi kjo nuk duket se do të jetë hera e fundit që do të ketë një shkëmbim replikash për këtë çeshje e cila tashmë nuk është vetëm një krizë institucionale por edhe e politikës të vendit tonë.

Komento
Shperndaje