Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Debati për demarkacionin, VV bojkoton fjalimin e presidentit Thaçi

Debati për demarkacionin, VV bojkoton fjalimin e presidentit Thaçi
August 03
11:20 2016

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë braktisur sallën kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë fjalën në debatin për demarkacionin. Nga salla është larguar edhe nënkryetarja e kuvendit, Aida Derguti.

Në takimin ku po zhvillohet debati për demarkacionin, pritet të marrë fjalën edhe ambasadori amerikan Greg Delawie, përcjell Blitz.al. Në fjalën e tij, presidenti Thaçi deklaroi se pa ratifikim të demarkacionit, nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën.

“Pa demarkacion nuk do të ketë liberalizim të vizave me BE-në. SHBA-të dhe NATO po na përkrahin në themelimin e FAK-ut. Mbi të gjitha është qenësore që në marrjen e vendimeve të nisemi nga parimi i ligjshmërisë. Nuk duhet të nisemi nga interesat tona partiake”, – është shprehur ai. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje