Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Debati i parë presidencial në SHBA, zyra e shtypit të Trump-it: Nuk e kemi ftuar Gennifer Flowers

September 26
09:56 2016

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet debati i parë presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që pritet të tërheqë më shumë se 100 milionë shikues. Debati kokë më kokë, që pritet të zgjasë 90 minuta, mundet të ndryshojë Amerikën.

Një politikane “blu” me karrierë, një debutuese me përvojë që do të ketë përballë kundërshtarin e saj, i cili shfaqet haptazi ndaj kundërshtarëve të tij me pseudonimet që u vë, por që në debatin e sotëm do t’i duhet të tregojë se ka temperamentin e nevojshëm për të qenë “burrë shteti”.

U përfol se kandidati republikan do të ketë në radhën e parë të publikut Gennifer Flowers, e cila u vu në qendër të vëmendjes për aferat seksuale me Bill Clinton-in në kohën kur ai ishte president i SHBA-ve.

Por zyra e shtypit të kandidatit Donald Trump i ka hedhur poshtë këto hamendësime. “Ne nuk e kemi ftuar atë zyrtarisht dhe nuk presim që ajo të jetë e pranishme aty si një mysafire në fushatën e Trump”,- është shprehur menaxheri i fushatës së kandidatit Trump, Kellyanne Conway. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje