Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Debati i “Facebook”-ut më i ndezur se kurrë: Tani përdoruesit mund të fitojnë në gjyq rreth 12,500 paund!

Debati i “Facebook”-ut më i ndezur se kurrë: Tani përdoruesit mund të fitojnë në gjyq rreth 12,500 paund!
March 29
12:51 2018

Duket se Facebook dhe Mark Zuckerberg janë shumë në telashe. Gjyqe të njëpasnjëshme kanë bërë të mundur që shumë qytetarë nga Britania e Madhe të hedhin në gjyq kompaninë dhe të fitojnë rreth 12,500 paund vetëm për të dhënat personale që Facebook ka ruajtur në servera.

“Gjithë proceset e gjyqeve mund t’i kushtojnë 625 miliardë paund kompanisë, që është dyfishi i 317 miliardëve që vlen vetë aplikacioni.” – argumenton profesoresha i ligjit, Maureen Mapp.

“Janë rreth 50 milionë përdorues, të dhënat e të cilëve janë marrë,” – tha ajo për “The Sun”.

“Duke supozuar se secili prej tyre ka sjellë një kërkesë për kompensim për fatkeqësinë e shkaktuar nga shkelja e të dhënave, secili individ mund të fitojë 12,500 paund si dëm.”

Ajo shtoi:

“Shuma e kompensimit do të varet nga niveli i shqetësimit të pësuar, si dhe nga fakti se sa këta përdorues do të jenë në gjendje të demonstrojnë me fakte shqetësimin e tyre”.

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka kërkuar falje për mënyrën se si janë trajtuar të dhënat e përdoruesit. “Cambridge Analytica” aktualisht është duke u hetuar nga Zyra e Komisionerit të Informacionit në Mbretërinë e Bashkuar. /Blitz.al/

Share