Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Debati i dytë presidencial, Trump: Hillary Clinton ushqen urrejtje të madhe në zemër

Debati i dytë presidencial, Trump: Hillary Clinton ushqen urrejtje të madhe në zemër
October 10
09:37 2016

Akuzat e kandidatëve për president të SHBA-së e shndërruan debatin e së dielës në një debat armiqësor, karakterizuar nga akuza të pavlera dhe befasuese.

Në spektaklin prej 90 minutash, Trump akuzoi ndër të tjera kundërshtaren e tij demokrate se “ushqente urrejtje të madhe në zemër”, ndaj ajo nuk duhet të zgjidhet pas Obamës. Sipas tij, me manovra të ndryshme, Hillary Clinton ka dëmtuar imazhin e grave që u përfolën për marrëdhënie me bashkëshortin e saj.

“NYTimes” shkruan se të dy kandidatët ishin dukshëm të shqetësuar gjatë gjithë debatit, madje në fillim refuzuan t’i jepnin dorën njëri-tjetrit. Kandidati republikan kërkoi falje përpara audiencës për komentet e tij ndaj femrave, duke akuzuar Clinton-in: “Ajo sjell në vëmendje ato që unë kam thënë 11 vjet më parë. Më duket e turpshme. Ajo duhet të ketë turp”.

Në vend të kësaj, Hillary Clinton vijoi të fliste për këto akuza, përtej regjistrimit të vitit 2005, duke u fokusuar sipas saj te “mosndërgjegjësimi i Trump-it për të shfaqur pendesë për shumë deklarata nxitëse: “Ai nuk kërkon falje për asgjë ç’ka bën e thotë. Ky është Donald Trump”.

Më tej, Donald Trump, bëri me dije se do të emërojë një prokuror të posaçëm për të hetuar kundërshtaren e tij, duke e akuzuar atë se kishte shkëmbyer materiale të falsifikuara në kohën kur ishte sekretare e Shtetit.

Etiketimet
Shperndaje