Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Debate në Kryesi, Pjerin Ndreu – Brahos: Nuk merrem me ju!

Debate në Kryesi, Pjerin Ndreu – Brahos: Nuk merrem me ju!
September 20
20:00 2016

Debate të shumta kanë karakterizuar mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për rishqyrtimin e ligjit  “Për masat shtesë të sigurisë publike”. Për shkak të nervozizmit të shfaqur, mbledhja është ndërprerë për disa minuta ndërkohë që debatet kanë vijuar edhe jashtë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka akuzuar kreun e këtij komisioni, Spartak Braho, për shkelje të procedurave pasi nuk i ka njohur anëtarët e komisionit me ndryshimin e tetë neneve të ligjit.

Gjatë debatit në korridoret e kryesisë, Braho i ka kërkuar deputetit një konsultë dhe e ka kapur për krahu, por Pjerin Ndreu ka refuzuar. “Mos më kap me dorë. Kam punë, nuk merrem me ju”, – mësohet të jetë shprehur ai.

Me rinisjen e mbledhjes, situata është qetësuar dhe janë miratuar ndryshimet ligjore. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje