Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Debat i ashpër në “360 gradë”, Zheji-Çulit: “S’të lejoj të bësh si rrugaç në emisionin tim!” 

Debat i ashpër në “360 gradë”, Zheji-Çulit: “S’të lejoj të bësh si rrugaç në emisionin tim!” 
February 13
23:25 2018

Në emisionin e mbrëjes së sotme të Artur Zhejit në Ora News, janë duke diskutuar aktorë dhe përfaqësues të shtetit lidhur me çështjen e teatrit.

Gjakrat janë ndezur kur Ervin Çuli, drejtor i teatrit i ka thënë Zhejit se ai ka për qëllim të shajë kryeministrin Rama për interesa të tij personale dhe gjen rast të “bajatosë” debatin e teatrit. Moderatori i emisionit ka ngritur në këtë moment zërin duke i treguar çulit se s’mund të përdorë atë llojë gjuhe në emisionin e tij.

“Nuk të lejoj të sillesh si rrugaç në emisionin tim” – thotë Zheji me tone të ashpra ndërkohë që Ema Andrea dhe Bujar Asqeriu, gjithashtu të ftuar në panel janë munduar të ulin tonin e bisedës duke i kërkuar qetsi si Zhejit ashtu edhe Çulit. /Blitz.al/

Shperndaje