Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

De Boer, trajneri i ri i Interit: Icardi nuk është në shitje

De Boer, trajneri i ri i Interit: Icardi nuk është në shitje
August 09
17:18 2016

Frank de Boer është zyrtarizuar paraditen e sotme si trajneri i ri i Interit. Holandezi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Interin, pas karrierës së tij si trajner tek Ajaxi. 46-vjeçari që do të zëvendësojë Roberto Mancinin tha gjatë konferencës për shtyp se bashkë me skuadrën e zikaltërve do të punohet fort për arritjen e objektivave.

Referuar Mauro Icardi-t, kapiteni i ri i Interit u shpreh se deri më tani Icardi ka dhuruar paraqitje fantastike. “Sulmuesi Mauro Icardi nuk është në shitje. Ai është shumë i rëndësishëm për mua dhe do të vazhdojë të qëndrojë. Ne do të mund të punojmë shumë mirë bashkë, pa patur asnjë problem.”, ka deklaruar De Boer. /Blitz.al/