Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

De Biasi publikon formacionin kundër Maqedonisë, konfirmon largimin e kapitenit Cana

De Biasi publikon formacionin kundër Maqedonisë, konfirmon largimin e kapitenit Cana
August 29
12:26 2016

Në një konferencë për shtyp, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, konfirmoi largimin e trajnerit Lorik Cana nga Kombëtarja Kuq e Zi dhe bëri me dije se në ditët në vijim do të vendoset se kush do të jetë kapiteni i ri.

“Desha të rikujtoj se në këtë ndeshje nuk do të jetë Lorik Cana, i cili ka vendosur të largohet nga Kombëtarja. Dua ta falendroj për kontributin e madh që ka dhënë.”

Më tej, trajneri publikoi listën e lojtarëve për dy ndeshjet e radhës që do të zhvillohen, miqësoren me Marokun dhe ndeshjen e parë të Kualifikuesve ndaj Maqedonisë. Gianni De Biasi bëri të ditur se do të rikthejë Hykën, ndërkohë që formacionit i është bashkuar edhe Rei Manaj.

Formacioni

Portierë

Etrit Berisha, Orges Shehi, Alban Hoxha, Thoma Strakosha

Mbrojtës

Mërgim Mavraj, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ansi Agolli, Frederik Veseli, Naser Aliji

Mesfushorë

Amir Abrashi, Burim Kukeli, Migjen Basha, Ledian Memushaj, Taulant Xhaka, Odise Roshi, Ergys Kaçe, Ermir Lenjani, Andi Lila, Jahmir Hyka

Sulmues

Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Shkëlzen Gashi, Rei Manaj

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje