Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

De Biasi e la jashtë Kombëtares, Xhaka i dërgon një mesazh: “Trajnerët vijnë dhe ikin”

De Biasi e la jashtë Kombëtares, Xhaka i dërgon një mesazh: “Trajnerët vijnë dhe ikin”
June 02
11:12 2017

Dje trajneri i Kombëtares, Gianni de Biasi, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për në ndeshjen miqësore me Luksemburgun.

Më tepër sesa lojtarët e pranishëm më tepër tërhoqi vëmendjen lënia jashtë e disa futbollistëve.

Për shkak të përplasjeve në ndeshjet e fundit me trajnerin italian u la jashtë Taulant Xhaka.

Ai nuk do të jetë në radhët e Kombëtares edhe për ndeshjen me Izraelin, të vlefshme për Botërorin 2018 në Rusi.

Pas mungesës së ftesës për mesfushorin e Baselit, Xhaka i ka dërguar një mesazh përmes rrjeteve sociale De Biasit, pasi i shkruan: “Vijnë dhe ikin, por unë gjithmonë kuqezi. Me fitore familja”,- shkruan Xhaka, në postimin e tij, që duket qartë se ka të bëjë me De Biasin.

Sa u përket ndeshjeve të ardhshme të Kombëtares, u ftua Ergys Kaçe pas një periudhe të ftohtë me De Biasin, si dhe do të mungojnë Balaj, Berisha dhe Ansi Agolli. /Blitz.al/

Shperndaje