Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

David Luiz: “Conte na ka infektuar me dashurinë e tij për futbollin”

David Luiz: “Conte na ka infektuar me dashurinë e tij për futbollin”
January 11
12:29 2017

Mbrojtësi brazilian i Chelsea-t, David Luiz, ka dhënë deklarata dashurie për teknikun e tij aktual te skuadra londineze.

“Çdo ndeshje dhe çdo stërvitje është shembulli dhe manifestimi i faktit se sa e rëndësishme është për të të fitojë”,-  tha Luiz në një intervistë dhënë për mikrofonat e gjigantit televiziv ESPN.

“Është një nga trajnerët më të mirë me të cilët kam punuar. Njeh shumë mirë karakteristikat e secilit prej lojtarëve dhe ne e ndjekim në të gjitha direktivat dhe urdhrat që na jep për vendosjen në fushë. Nga dëshira e tij për të fituar, ne jemi përherë të motivuar dhe arrijmë të mbajmë tensionin të lartë. Conte është një trajner që e dashuron atë që bën dhe na ka infektuar edhe neve me dashurinë e tij për futbollin”,- tha më tej Luiz.

Më tej mbrojtësi ka folur edhe për rikthimin e tij te blutë e Londrës, pas aventurës në Francë me Paris St. Germain.

“E dashuroj këtë klub dhe u ktheva sepse kisha një histori për të vijuar. Gjatë kohës që luajta me Chelsea-n nuk arrita ta fitoja kampionatin, prandaj ky është objektivi im tani. Do të ndihmoj me çdo kusht për të arritur te ky objektiv”,- përfundoi Luiz.

Aktualisht, Chelsea drejton Premier League-n me 49 pikë, plot 5 më shumë se ndjekësit më të afërt të Liverpool-it.  /Blitz.al/

Shperndaje