Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

David Cameron jep dorëheqjen: “Nuk mund të jem kapiteni i anijes së të ardhmes së vendit tonë…”

David Cameron jep dorëheqjen: “Nuk mund të jem kapiteni i anijes së të ardhmes së vendit tonë…”
June 24
10:08 2016

Kryeministri David Cameron ka dhënë dorëheqjen nga posti që ka mbajtur prej 6 vitesh, duke qenë se populli votoi ndryshe nga idetë e tij. Ai ka qenë gjithnjë pro-qëndrimit në BE, ndërkohë që rezultati i referendumit foli ndryshe.

Me emocione ai shprehu se do të mund të qëndrojë si kryeministër i vendit deri në vjeshtë, por më pas duhet ta lërë “anijen” për një tjetër “kapiten”.

“Nuk mendoj se do të ishte e drejtë që të isha unë ai që do të udhëhiqja vendin në të ardhmen duke qenë se do të shkojmë drejt një destinacioni për të cilin unë nuk kam qenë dakord që prej fillimit. Ky nuk është një vendim i lehtë dhe i kënaqshëm për mua, por besoj fort se është në të mirë të vendit dhe të lidershipit të ardhshëm që unë të mos jem më këtu”, – ka përfunduar David Cameron.

Rezultati ka qenë shokues për kampin e David Cameron, që jo vetëm besonte te fitorja e padiskutueshme e idesë së qëndrimit në BE-së, por edhe kishte gati një sërë projektesh të reja në bashkëpunim me vendet e tjera anëtare të familjes europiane.

Komento
Shperndaje