Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Data e zgjedhjeve, Presidenti Meta do të nisë sot konsultimet me partitë politike

Data e zgjedhjeve, Presidenti Meta do të nisë sot konsultimet me partitë politike
June 12
10:14 2019

Presidenti Ilir Meta do të nisë sot konsultimet me partitë politike, për caktimin e datës së re të zgjedhjeve.

Burime për ‘Balkanweb” tregojnë se takimet e para do të nisin sot në orën 19:00, pikërisht me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë. Konsultimet do të nisin fill pas vizitës në Kosovë, ku Presidenti Meta do të marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të Çlirimit.

Në fakt, Grupimi i Qendrës së Djathtë janë partitë e para që kanë kërkuar takim me Metën. Kujtojmë që kreu i shtetit në ditët e fundit ka dalë në dy konferenca për shtyp, në njërën firmosi dekretin që anulon zgjedhjet e 30 qershorit dhe shpjegoi arsyet përse. Ndërkohë në daljen e dytë për mediat, ai komentoi këtë vendim, duke thënë se i anuloi zgjedhjet, për të shmagur konfliktin në 30 qershor, datë për të cilën tha se palët politike po e konsideronin si betejë për jetë a vdekje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje