Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dashuria që triumfoi mbi varfërinë, rusja martohet me djalin kinez

Dashuria që triumfoi mbi varfërinë, rusja martohet me djalin kinez
March 30
09:21 2017

Kur dashuria është e fortë, ajo nuk pyet për vështirësitë financiare.

Kështu është historia e 2 të rinjve nga Rusia dhe Kina.

Një 28-vjeçar kinez me emrin Chen Jingyang është martuar me të dashurën e tij 22-vjeçare ruse, Sophia.

Ata e zhvilluan ceremoninë e martesës në një hotel në qytetin e Heihe.

Sophia kishte mbërritur në këtë qytet 5 vjet më parë për të studiuar gjuhën kineze. Ndërkohë që vijonte studimet, ajo njohu kulturën kineze dhe mësoi të fliste gjuhën mandarine rrjedhshëm.

Pas përfundimit të studimeve ajo u kthye në shtëpi në Rusi dhe filloi punë në një kompani në qytet.

Por pas disa muajve, përmes një miku, ajo filloi të fliste në WeChat me një minator kinez, pasi po zhvillonte një projekt.

Aty nisën dhe shkëndijat e para mes 2 të rinjve, të cilët filluan të kalonin orë të tëra në net duke folur me njëri-tjetrin.

Sophia ka thënë se ishte dashuri me shikim të parë dhe këtë ata e vërtetuan pasi u takuan.

Ajo vendosi të japë dorëheqjen nga puna dhe të udhëtojë në Kinë tek i dashuri i saj minator. Për 2 muaj, ata jetuan në një shtëpi me tualete jashtë, zhaba dhe minj që lëviznin vërdallë.

Sophia ka thënë se kjo ishte periudha më e keqe e jetës së saj, por edhe më e bukura sepse kishte dashurinë në krah.

Pasi qëndruan bashkë gjysmën e vitit, Chen vendosi t’i propozojë për martesë ruses, edhe pse pa mundësi financiare.

Pas martese, çifti ka vendosur të lëvizë në Rusi, ku kanë planifikuar të hapin një biznes e dalëngadalë të fillojnë jetën nga e para. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje