Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dashuria e pazakontë e Musës ndaj Donës: “Të dua edhe tullace”

Dashuria e pazakontë e Musës ndaj Donës: “Të dua edhe tullace”
April 29
16:33 2017

Musa dhe Dona duket se nuk e ndiejnë aspak peshën e nominimit për këtë javë.

Ndoshta edhe për faktin se ashtu si edhe në javët e kaluara janë tepër të zënë duke u marrë me njëri-tjetrin.

Por përpos puthjeve dhe fërkimeve, mes tyre duket se çdo ditë e më tepër po formohet një lidhje e fortë dashurie, e cila mund të zgjasë edhe jashtë shtëpie.

Nuk janë të pakta rastet kur ata ia shprehin njëri-tjetrit dashurinë, por Musa duket se e pëlqen aq shumë karakterin e Donës sa i thotë se ai do ta donte atë edhe nëse do të ishte tullace.

 

DANJELI DHE FOTINIA

Në krahun tjetër, çifti Danjel dhe Fotini kanë besim të verbër te njëri-tjetri.

Danjeli në krahët e Fotinisë ndjen se kanë avantazh shumë të madh në krahasim me pjesën tjetër të banorëve.

Dhe ky avantazh, sipas tij, është besimi që ata të dy kanë te njëri-tjetri.

Besim i cili, sipas Danjelit, u mungon banorëve të tjerë dhe kjo do t’i penalizojë ata, “Këta nuk kanë pikë besimi te njëri-tjetri”,- shprehet ai teksa puth Fotininë.

Shperndaje