Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Darka modeste e Obamës në Vietnam

Darka modeste e Obamës në Vietnam
May 24
16:08 2016

Edhe pse është një prej njerëzve më të rëndësishëm në botë,  ai vazhdon të na surprizojë edhe me gjërat më të vogla. Shpesh e kemi parë nëpër rrjete sociale se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një njeri i thjeshtë dhe spontan.

Gjatë një vizite në Hanoi, Obama ka ngrënë darkë me prezantuesin e CNN Anthony Bourdain në një nga restorantet më të famshëm vendas në kryeqytet, në Bun Cha Huong Lien.  Darka ka kushtuar vetëm 6 dollarë dhe ka zgjatur dy orë. Duket qartë edhe në fotografitë se të dy kanë preferuar ta shoqërojnë me nga një birrë vaktin.

Kjo ishte vizita e parë e Obamës në Hanoi, të cilën zyrtarët vendas e kanë konsideruar si paqësore dhe  një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Obama është presidenti i tretë që ka vizituar Vietnamin pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike që nga viti 1995.

Shperndaje