Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Darka e çifteve presidenciale të SHBA-ve dhe Francës, Trump komplimenton zonjën e parë franceze: “Dukesh në formë të mirë”

Darka e çifteve presidenciale të SHBA-ve dhe Francës, Trump komplimenton zonjën e parë franceze: “Dukesh në formë të mirë”
July 14
09:37 2017

Presidenti amerikan Donald Trump me bashkëshorten Melania kanë darkuar me çiftin presidencial të Francës, Emannuel e Brigitte Macron.

Ata kanë darkuar në katin e dytë të kullës Eiffel, teksa janë fotografuar në disa momente bisede me njëri-tjetrin.

Vëmendjen e mediave e ka tërhequr dhe fakti se Donald është ulur në tavolinë me zonjën e parë të Francës, ndërsa Macron me zonjën e parë të SHBA-ve.

Ndër të tjera, Trump i është drejtuar Brigittes: “Je kaq në formë!” – shkruan “Daily Mail”.

Komplimentin ai e ka bërë në sy të bashkëshortit të saj, ndërsa kanë shkëmbyer edhe batuta e të qeshura me njëri-tjetrin.

Të dyja zonjat e para janë dukur të mrekullueshme përgjatë gjithë ditës me kostumet e përzgjedhura. /Blitz.al/

  

Shperndaje